Pengesat për energjinë diellore. Nuk zbardhet vendimi për hedhjen e tepricave në rrjet

Shqipëria

Pengesat për energjinë diellore. Nuk zbardhet vendimi për hedhjen e tepricave në rrjet

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:18
Foto

Briken Bicaku është ekonomist pranë biznesit të familjes. Një vit më parë në mobilerinë e tyre ata instaluan panele diellore me qëllim për të kursyer para’.

Por, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është bërë pengesë për zbatimin e ligjit “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, pasi ky institucion nuk ka zbardhur udhëzimin që lejon autokonsumatorin, në këtë rast Brikenin, që energjinë e tepërt që prodhojnë panelet diellore ta hedhë në rrjetin e OSHEE-së.

“Momentalisht janë të instaluar 110 kilovat panele diellore. Ligji me lejon të instaloj deri në 500 kilovat, por nuk kemi qenë të gatshmë t’i instalojmë momentalisht sepse ligji nuk na e njeh të drejtën e shitjes së tepricës të energjisë që prodhojnë panelet”, thotë Brikeni.

Momentalisht sa energji elektrike paguan në muaj? Nëqoftëse do të kishim zbardhjen e këtij udhëzimi, ti si biznes sa do të arrije të kurseje?

Marrim një shumë plus-minus 10 mijë euro që mund të paguajmë ne si fabrikë do të dilte zero lek.

Zbardhja e këtij udhëzimi do të sillte zhvillim ekonomik dhe uljen e kostos së prodhimit vendas.

“Do të ishte shume e mirë tek pjesa e zhvillimit ekonomik që mund të kishte fabrika jonë, duke filluar tek pjesa e investimeve e deri tek paga e punonjësve”, deklaron Brikeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat