Floida Kërpaçi: Kjo qeveri më shumë mbështet kriminelët sesa mjekët

Shqipëria

Floida Kërpaçi: Kjo qeveri më shumë mbështet kriminelët sesa mjekët

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:47
Floida Kërpaçi

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar për dhunën e ushtruar sot ndaj dy mjekëve në Tiranë dhe në Lezhë. Sipas Kërpaçit  kjo qeveri më shumë mbështet kriminelët sesa mjekët.

Postimi i Floida Kërpaçit

Një tjetër mjek goditet për shkak të detyrës!

Përsëritja e këtyre akteve, tregon se nuk ka asnjë veprim nga shteti!

Në vendin tonë, kjo qeveri më shumë mbështet kriminelët sesa mjekët!

Pa rroga,pa vlerësim,pa mbështetje mjekët ashtu si mësuesit, të rinjtë po largohen nga vendi!

Ikja e kësaj qeverie shpëton vendin dhe rikthen mjekët,mësuesit e Shqiptarët në Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat