Zbulohet një fuçi me kanabis e groposur në Gjirokastër

Shqipëria

Zbulohet një fuçi me kanabis e groposur në Gjirokastër

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:11
Foto

Një fuçi me kanabis është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur Shqope në fshatin Tërbuq.

Fuçia ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në një gropë, ndërsa brenda ishin 14 kg kanabis të ndara dhe paketuara në disa qese.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të territorit. Pas zbulimit uniformat blu ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat