“Edi Rama, Nderi i Kombit!” Çfarë po ndodh me shkollat shqiptare?!

Shqipëria

“Edi Rama, Nderi i Kombit!” Çfarë po ndodh me shkollat shqiptare?!

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:30
Edi Rama

“Edi Rama, Nderi i Kombit”. Kjo është parrulla e shkruar në një dërrase shkolle në Shqipëri, e cila po qarkullon gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale.

Dyshimi i parë ishte nëse mund të kishim të bënim me një fotoshop, por pas verifikimeve teknike të bëra nga redaksia rezulton se fotoja është e vërtetë dhe nuk ka dërhyrje në të. E vetmja ndërhyrje në foto është i bërë prej nesh duke mbuluar fytyrën e shkruesës së këtij mesazhi.

Nuk dihet ende konteksti i fotos si edhe koha kur është shkepur, megjithatë fakti se tabelat e shkollave përdoren për të shkruar parrulla mbiliderët politikë si në kohën e diktaturës vlen për të shtruar pyetjen: Ccfarë po ndodh me Shkollat e Shqipërisë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat