Konflikti për rrugicën, 45-vjeçarja tenton të vetëdigjet

Shqipëria

Konflikti për rrugicën, 45-vjeçarja tenton të vetëdigjet

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:44
Foto

Në Ardenicë të Lushnjës, një grua tentoi të vetëflijohej për shkak të një konflikti për pronën. Gjykata e Vlorës i kishte dhënë të drejtë kësaj gruaje por policia bashkiake tentoi t’i heqë portën. Konflikti që zgjat prej katër vitesh midis dy vëllezërve Rista, ka në themel një rrugë 100 metër të gjatë e cila pretendohet se duhet të jetë rrugë kalimi për një familje.

Pranvera Rista, sapo pa policët bashkiakë të Lushnjës, të cilët tentuan t’i prishin hyrjen e shtëpisë u lye me benzinë. Gruaja pretendon se punonjësit e bashkisë nuk kishin asnjë dokument për zbatimin e ndonjë vendimi, ndaj ndërrmori aktin ekstrem. “Vjen një grup nga bashkia, drejtori i Kadastrës, administratori i Komunës me Policinë Bashkiake dhe 3 punëtorë për ekzeketumin e portës. Donin të hapnin portën. kjo është rruga jonë. Në moment e sipër kam lyer veten me benzinë”.

Gruaja është dhunuar edhe fizikisht nga kunati. Sherret mes dy familjeve janë të përditshme, çka e dëshmon edhe bashkëshorti i saj. Avokati i çështjes Kozma Jano, thotë që gjykata administrative Vlorë, i ka dhënë të drejtë Llazar Ristës dhe ndërhyrja e bashkisë ka qenë e kundraligjshme. Sipas drejtorisë së Kadastrës në bashki, ndonëse nuk kanë pasur asnjë vendim gjyqësor për të kryer lirimin e rrugës, ata shkuan pas ankesave të njërës palë. “Ishim të detyruar në bazë të kërkesave të qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat