Politikani gjerman: Do shkoj në Shqipëri për të parë nga afër situatën

Shqipëria

Politikani gjerman: Do shkoj në Shqipëri për të parë nga afër situatën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:48
Komiteti Evropian

Kryetar i Komitetit Evropian, Tobias Gotthardt thotë se vendet e Ballkanit kanë nevojë për anëtarësimin në BE. 

Në një intervistë të gjatë, sa i përket zgjedhjeve brenda BE-së, politikani gjerman mendon se vendet e Ballkanit përfshirë dhe Shqipërinë duhet të plotësojnë kriteret e duhura.

“Do informoj veten këtë javë gjatë një vizite Shqipëri, për shembull se si funksionojnë autoritetet gjyqësore. Nëse plotësohen të gjitha kriteret, nuk e kam problem që këto vendet të bashkohen, pavarësisht se ka kundërshtime”, tha ai.
Tobias Gotthardt 

I pyetur mbi analizat e ekspertëve, që presin një rritje të votave për kritikët e BE ai thotë se ky do të jetë problemi më i madh i Unionit. Ndikim, sipas Tobias Gotthardt, ka pasur dhe Rusia në lidhje me referendumin e Brexit përmes fushatave të dezinformimit. Nisur nga kjo politikani gjerman thotë se një problem do të jetë dhe për zgjedhjet evropiane.

“Rreziku është gjithashtu i prekshëm. Komisioni i BE-së publikon rregullisht raporte mbi dezinformimin. Kjo tregon: Ndikimi tashmë po funksionon. Duhet të përgatitemi për të vepruar. Dhe ne duhet t’i bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për lajmet e rreme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat