Dhuna në stadiume, Duka takon Ramën

Shqipëria

Dhuna në stadiume, Duka takon Ramën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:48
Armand Duka

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka kanë zhvilluar pasditen e së enjtes një takim formal për zgjidhjen e kësaj situate, që ka çuar në ngërç futbollin në vendin tonë.

Kryeministri i vendit është zotuar të plotësojë mesa duket të gjitha kërkesat e presidentit të FSHF për të rikthyer normalitetin në sportin më të dashur të shqiptarëve.

Ditën e hënë pritet të zhvillohet një tryezë sigurie me krerët më të lartë të institucioneve, nga vetë numri 1 i qeverisë dhe Duka, tek ministri i Brendshëm, kryeprokurorja, përfaqësues të shërbimit informativ dhe të gjitha hallkat që lidhen me sigurinë e vendit dhe që mund të zgjidhin diçka në lidhje edhe me sigurinë në sport.

Ndeshjet e kësaj fundjave u bojkotuan nga arbitrat e futbollit, të cilët u shprehën të pasigurt për vazhdimësinë e detyrës. Kërkesa e tyre lidhet me rikthimin e policisë brenda stadiumeve për të garantuar rendin dhe sigurinë për mbarëvajtjen e ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat