Rrahu mjekun, vetëdorëzohet në polici: Isha i dehur

Shqipëria

Rrahu mjekun, vetëdorëzohet në polici: Isha i dehur

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:31
Mjeku Zef Doda

24-vjeçari, i cili dhunoi mjekun në Lezhë paraditen e së enjtes është vetëdorëzuar në polici, duke pranuar fajin.

“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente”. mësohet të ketë deklaruar ai në polici.

Gjithashtu bëhet me dije se ai ka theksuar faktin se ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Nga dhuna, mjeku dermatolog, Zef Doda, ka pësuar dëmtime të shumta në trup, duke u sjellë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit rajonal të Lezhës dënojnë dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre. Ata paralajmërojnë se do të dalin në protestë dhe do të ndërpresin shërbimet derisa shteti të marrë masa dhe të rrisë sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat