Basha: Gabim që fola në emisionin italian, më censuruan

Shqipëria

Basha: Gabim që fola në emisionin italian, më censuruan

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:49
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur për vizitën e Ramës në Itali si dhe intervistat e tij për mediat italiane. 

Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Lulzim Basha tha se Rama është në grahmat e fundit dhe duhet shembur sistemi jo vetëm largimi i tij.

“Unë nuk merrem më me Ramën, se ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj.  Është në sistem që duhet shembur. Unë bashkë em opzitën dhe qytetaret ti japim jetë një projekti të ti ri. Një person nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Duhet një parlament që të garantojë transparencën. Jo thjesht largimin e Ramës, por shembja e këtij sistemi. Ne duhet t’i japi fund këtij tranzicioni 30-vjecar”- tha Basha.

Basha ka thënë se është censuruar tek prononcimi i tij për emisionin e Bruno Vespas ‘Porta a Porta’, pasi marrëveshja ishte se do transmetohej 3 minuta e gjysmë, por emisioni ka transmetuar vetëm 1 minutë e gjysmë të intervistës së tij.

“Më kanë shkurtuar minutat, pasi marrëveshja ishte që do më jepnin tre minuta e gjysmë. Bëra një gabim. Por pak rendesi ka kjo. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur“- tha Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se nuk bëhet fjalë për luftë mes palëve politike, por për Shqipërinë e së nesërmes.

“Çështja nuk shtrohet nëse opozita duhet të veprojë si njësit guerrilë e të hedhë molotov. Çështja nuk është për të vendosur një mur ndarës mes një grushti shushunjash që grabisin miliarda. Unë jam më i interesuar si lider i PD që të bashkojmë edhe ata të majtë.  Interesi im është ne të bashkohemi si shqiptarë.  Kjo nuk është luftë mes palëve politike por për Shqipërinë e së nesërmes. Si do jetë Shqipëria e nesërme, si vendet e Afrikës apo si vendet perëndimore? Për të dytën duhet bashkim dhe jo mure”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat