Kush është gjyqtarja që do të vendosë fatin Stresit

Shqipëria

Kush është gjyqtarja që do të vendosë fatin Stresit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:36
Stresi

Kanë përfunduar hetimet për Arkimed Lushajn dhe dosja ka kaluar në Gjykatë. Vjollca Spahiu është gjyqtarja që do të vendosë për fatin e këngëtarit që mbahet në burg që prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Stresi akuzohet se ka kryer trafik të lëndëve narkotike dhe në momentet e arrestimit i është gjetur dhe një armë pa leje.

Vetë familjarët e Stresit dhe këngëtari e kanë quajtur të gjithën këtë një kurth që i është ngritur këngëtarit, dhe një sulm politik ndaj familjes së tyre. Mësohet se ndaj Stresit ka rënë akuza për grup të strukturuar kriminal.

‘’Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit’”, thuhej në deklaratën e Policisë për arrestimin e Stresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat