Struktura e posaçme do të vëzhgojë përgatitjet për protestën e 16 marsit

Shqipëria

Struktura e posaçme do të vëzhgojë përgatitjet për protestën e 16 marsit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:20
Selia, PD

Deklarimet fiktive nga degët për pjesëmarrësit në protesta ka detyruar kryetarin e PD lulzim basha të krijojë një grup monitorimi. Struktura e posaçme do të verifikojë procesin e përgatitjes për tubimin e 16 marsit para kryeministrisë, por do të kalojë në sitë dhe listat që degët do të japin për personat që do të bëhen pjesë. Të dhënat do të krahasohen me pjesëmarrjen faktike para selisë së qeverisë.

Opozita po diskuton mundësinë për të lënë të qetë mazhorancën në seancën parlamentare të së enjtes. Burimet kanë bërë të ditur se në datën 13 nuk do të ketë protestë, duke i përqendruar energjitë për tubimin masiv që është lajmëruar të zhvillohet në datën 16 mars para kryeministrisë.

Për këtë qëllim Partia Demokratike ka ngritur një strukturë të plotë për organizmin në bazë, ndërsa kryetari Lulzim Basha ka firmosur udhëzimin për mënyrën se si do të kryhen të gjitha përgatitjet, duke ia deleguar si detyrë kryetareve të degëve dhe të deleguarve në cdo qark.

Basha, kërkon që strukturat të intensifikojnë takimet me qytetarët për ti bindur që të marrin pjesë në protestë. Pas shpërndarjes së udhëzimit në të gjitha degët e vendit, të premten në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim i sekretariatit organizativ, për të ngritur një strukturë tjetër: Grupet e Monitorimit.

Sfida e opozitës është pikërisht numri i pjesëmarrësve çka do të tregojë dhe pushtetin ndaj kryeministrit Edi Rama.

Burimet kanë bërë të ditur se për këtë qëllim për herë të parë në selinë blu, ngrihet një organizëm i tillë, i cili përbehet nga tre të deleguar, të cilën do të monitorojnë punën e strukturave në 4 rajone në vend.

Detyra kryesore bëhet e ditur se është të ndihmojë degët për realizmin e objektivave të mobilizimit qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestë. Struktura e posaçme do të ketë edhe rolin e “Qenit roje”, duke u ngarkuar me “përgjegjësi" për të mbledhur informacion mbi mënyrën e organizmit të punës në degë. Për këtë qëllim do të jenë nën monitorim listat që do të paraqesin paraprakisht degët për pjesëmarrësit dhe personat e angazhuar për datën 16 mars. Puna e grupeve do të vazhdojë dhe ditën e protestës kur do të verifikojnë pjesëmarrësit në vendet e parashikuara për tu grumbulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat