PD paralajmëron përgjime të reja kundër qeverisë “Rama”

Shqipëria

PD paralajmëron përgjime të reja kundër qeverisë “Rama”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:32
Ilustrim

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji është shprehur se Partia Demokratike ka përgjime dhe dosje të tjera me skandale ndaj qeverisë së Edi Ramës. Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, në Syri.net Salianji është shprehur se këto do të bëhen publike shumë shpejt.

‘Nuk kam vetëm çështjen Xhafaj, por kam edhe raste e përgjime të tjera në lidhje me qeverisjen. Kemi skandale të tjera, që do ti bëjmë publike. Ato që thotë Zoti Basha do ti bëjë publike. Ne kemi fakte e prova e të dokumentuara tani më, që do të bëhen publike kur të vijë momenti. Do të bëjmë publike edhe ata që ka bërë Saimir Tahiri. Unë vetë personalisht kam qenë në mes të parcelave në fshatin e tij. Çdo denoncim që kemi bërë si Parti është bërë me fakte. Faktet janë këto, që dy ministra kanë ikur’, tha Ervin Salianji në SYRI.net.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat