OSHEE shton shërbimet për abonentët

Shqipëria

OSHEE shton shërbimet për abonentët

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shumë shpejt do të vijë për qytetarët me një aplikacion të ri për telefonat inteligjentë (smart phone) dhe tabletat.

Aplikacioni mobile do të shfaqë aktivitetet bazë të shërbimit ndaj klientit të OSHEE dhe të gjithë informacionet e mundshme në funksion të abonentëve.

Aplikacioni do të përmbajë profilin e përdoruesit, faturat e energjisë elektrike, shërbimin e ankesës, kërkesat dhe ndjekjen në kohë reale të ankesës apo kërkesës, denoncimi ndaj abuzimeve apo pakënaqësive e deri mundësitë e punësimit në OSHEE. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat