8 Marsi në FA, Xhaçka: Jepuni zë edhe atyre që nuk kanë

Shqipëria

8 Marsi në FA, Xhaçka: Jepuni zë edhe atyre që nuk kanë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:21
Olta Xhaçka

Vajzat dhe gratë ushtarake të Forcës Tokësore, në takimin me rastin e 8 Marsit, organizuar në Zallher bënë pjesë të tyren ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka si dhe Komandantët e Forcave.

Ato kanë marrë këtë të premten të gjithë vëmendjen, pasi kolegët e tyre, burrat e djemtë u kujdesën për çdo detaj.

Ministrja Xhaçka vlerësoi punën dhe përkushtimin e zonjave në Forcën e Armatosur, duke u kthyer në një model për shoqërinë shqiptare.

“Ndajeni eksperiencën tuaj me të tjerat! Vazhdoni të ngrini zërin për të drejtat tuaja, për gjithçka që ju takon dhe meritoni, por jepuni zë edhe atyre që nuk kanë. Tregojuni motrave, vajzave, mikeshave tuaja për sakrificat dhe vështirësitë, në të cilat u është dashur të kaloni, por edhe për sukseset që keni korrur, të cilat janë vërtetë të admirueshme, kur ke parasysh një profesion kaq jokonvencional për gratë edhe për vajzat. Tregojini peshën edhe nderin e uniformës që mbani veshur, tregojuni atyre se është e domosdoshme të kenë besim te vetja. Është e domosdoshme që të guxojnë, që është e domosdoshme të sakrifikojnë për të mbërritur ato gjëra që meritojnë,  jo vetëm në FA por në shoqërinë tonë”, tha ministrja në fjalën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat