Frikë nga SPAK? Basha: Ne nuk kemi imunitet, por Edi Rama e ka

Shqipëria

Frikë nga SPAK? Basha: Ne nuk kemi imunitet, por Edi Rama e ka

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:58
Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë të gazetarit Arian Çani.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë të gazetarit Arian Çani.

Ky i fundit e pyet Bashën për tezën e Ramës se opozita dorëzoi mandatet se ka frikë nga SPAK.

Basha: Është fare e thjeshtë: dmth ku kishim mandate dhe imunitet parlamentar, s’kishim frikë nga SPAK-u, tani që hoqëm imunitetin kemi frikë nga SPAK-u. Këto janë gënjeshtra.

Çani: Tani keni një alibi. Nëqoftëse ju prekin, ju hapin çështje penale, ju thoni e bëjnë sepse është politike, sepse ne bëmë këtë gjë dhe dogjëm mandatet…

Basha: Po pse nuk e thonim dot këtë me imunitet?! E shikoni që nuk ngjit. Çdo tezë e Edi Ramës është djegur me këtë hap që kemi hedhur ne. Çdo tezë e propagandës së tij, që nga marrëveshja e 17 majit, që nga ‘hë mo Lulo se kemi ato gjërat bashkë’, të gjithë mashtrimet e tij kanë rënë poshtë dhe kjo është një meritë që janë sot ata që e kanë shkatërruar vendin dhe kanë çuar 500 mijë shqiptarë në emigracion tjetër, sepse ne sot jemi pa mandate, pa privilegj, pa imunitet njësoj si qytetarët, në një betejë, po ta përsëris edhe njëherë, që nuk është betejë për pushtet siç mundohet të thotë ai, siç thoshte te Bruno Vespa:

Është betejë brenda pallatit.

Jo mo jo, nuk është për pushtet, është për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim të gjithë bashkë, do ta sjellim edhe me socialistët, por jo me atë grusht njerëzish, kriminelë, oligarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat