Basha përballë “pyetjes që vret” dhe batuta: Po hajde dhe ti digje një gomë atje!

Shqipëria

Basha përballë “pyetjes që vret” dhe batuta: Po hajde dhe ti digje një gomë atje!

Më: 9 mars 2019 Në ora: 00:11
Çani dhe Basha

A ka Lulzim Basha prapa protestës dhe djegies së mandateve forcën e Moskës?!

Kësaj pyetjeje lideri i opozitës i është përgjigjur në emisionin Opinion, duke u shprehur se një akuzë e tillë i kujton Enver Hoxhën dhe kohën kur shpikeshin “armiqtë e jashtëm”.

Basha tha se ai nuk ka asnjë lidhje me Moskën, por ndryshe është situata me Ramën, i cili sapo i dha naftën rusëve, u shpreh kryedemokrati.

Çani: Në fakt djegien e mandateve dhe fillimin e protestave i bëni se keni mbrapa mbështetjen e Moskës?

Basha: Kjo po është për humnor. Kjo pjesë e propagandës të kujton Enverin. Në fund fare kur nuk ecte asgjë, shpikej armiku i jashtëm… edhe këta që e kanë shpikur, janë të kohës së Enverit. Unë jam politikani më pro evropian që ka Shqipëria, ndërsa Rama i pret oligarkët në zyrë. Putini nuk ka investim më të mirë se Rama, naftën ja mori. Për të mos folur për ndarjen e Kosovës, pra nuk ka nevojë të investohet për tek Rama, e aq më tepër tek Basha i cili njihet plotësisht për pikëpamjet e tij.

Çani: Mua më mërzimi përgjigja jotë, prisja të kishe Moskën se të paktën mbase do e fitoje… mendoja se kishe Moskën dhe mund ta fitoje, se i ke hyrë detit me këmbë.

Basha: Kjo është një betejë modelesh.Edhe në këtë moment që flasim, ai me siguri është ulur me një oluigark duke dhënë ndonjë tender. Ky është problemi shqiptar, ka një autokrat të korruptuar dhe këdo që e kritikon, e sulmon me një propagandë që fatmirësisht i ka dalë boja.

Çani: Mua më pëlqen shum era e gomës së vjetër… të betohem, më kujton fëmijërinë!

Basha: Paskemi bërë dhe një diçka të mirë… po hajde dhe ti digje një gomë atje (qesh)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat