Mbyllet protesta e PD-së në Fier, priten shoqërimet nga policia

Shqipëria

Mbyllet protesta e PD-së në Fier, priten shoqërimet nga policia

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:19
Protesta

(E plotësuar) - Pas mbi tre orësh, Partia Demokratike ka mbyllur protestën në Fier, ndërsa policia pritet që të shoqërojë personat që u përfshinë në tensione me efektivët, teksa njëri prej tyre mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Pas përfundimit të takimit të Ramës, protestuesit u larguan duke u shpërndarë.

Rama në Fier, protestuesit përplasen me policinë

Qindra protestues janë grumbulluar në Fier pranë vendit ku kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një takim në ora 11:00.

Protestuesit bëjnë thirrjen për dorëheqjen e Ramës dhe në duar kanë parulla si “Rama ik. Jo oligarkëve”.

Policia ka ftuar protestuesit që të shpërndahen ose do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i larguar ata.

Zyrtarët policorë thonë se protesta është e paligjshme pasi nuk është marrë asnjë leje për të.

Protestuesit thonë se janë provokuar nga policia, ndërsa ka pasur edhe momente tensioni. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat