Kryemadhi zbulon “dosjen 184”: Ministra dhe deputetë lejojnë hashashin për votën

Shqipëria

Kryemadhi zbulon “dosjen 184”: Ministra dhe deputetë lejojnë hashashin për votën

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:56
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në qytetin e Gramshit, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj.

Ajo tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke u bërë thirrje strukturave të LSI-së që të ndezin motorët për të rrënuar qeverinë.

Kryemadhi dha detaje edhe në lidhje me “dosjen 184”. Sipas saj, në të janë të përfshirë ministra dhe deputetë, të cilët kanë lejuar mbjelljen e hashashit në këmbim të votës.

“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë.

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat