Kryeministri Finlandës u dorëhoq se dështoi në reformën në shëndetësi, Vasili: Po zvarraniku Rama?

Shqipëria

Kryeministri Finlandës u dorëhoq se dështoi në reformën në shëndetësi, Vasili: Po zvarraniku Rama?

Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:47
Petrit Vasili

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një postim në Facebook shkruan se kryeministri Finlandez dha dorëheqjen ditën e djeshme për shkak se kishte dështuar në reformën në Shëndetësi.

Referuar kësaj, Vasili thekson se Rama e premtoi shëndetësinë falas dhe nuk u bë kurrë, por ende qëndron në karrigen që ka mbërthyer.

Sipas Vasilit, Shqipëria nuk ka nevojë për mashtrues të rëndomtë si Edi Rama, por për punë dhe vepra konkrete.

Statusi i plotë:

Kryeministri i Finlandes jep doreheqjen per nje objektiv te parealizuar.Po zvarraniku Edi Rama??

Kryeministri i Finlandes Juha Sipila dha dje doreheqjen per mosrealizimin e paketes se reformes per shendetesine te programit te tij.

Sipila tha:

"Qeveria ime punon vetem mbi nje princip: ose rezultate ose doreheqje.Une jam njeri i parimeve dhe ne politike duhet te marresh pergjegjesi.Dhe une jam duke marre pjesen time te pergjegjesise", perfundoi Sipila.

Edi Rama ky kryeminister,qe si semundje ka pllakosur Shqiperine, premtoi Shendetesine Falas, qe nuk e beri kurre dhe megjithate rri atje i mberthyer ne karrige, pa nder dhe pa personalitet.

Edi Rama rri ne karrige se nuk eshte as njeriu i parimeve dhe as i pergjegjesive eshte thjesht nje zvarranik i shplare,qe zhvat para' me horrat dhe flet budalleqe gjithe diten.

Shqiperia nuk ka nevoje per mashtrues te rendomte si Edi Rama, por per pune dhe vepra konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat