Lajmi mbron deputetët e rinj: Nuk janë budallenj, menduan për pensionin

Shqipëria

Lajmi mbron deputetët e rinj: Nuk janë budallenj, menduan për pensionin

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:19
Edi Rama

Edhe këtë të shtunë kyeministri Edi Rama është pritur me protesta në Fier. Dhjetëra e qindra simpatizantë të opozitës zhvillonin protestë në anë tjetër.

Opozita ka akuzuar Ramën se ka blerë kandidatët nga listat e tyre vijuese që të pranojnë mandatin e deputetit. Rama sot iu përgjigj Bashës dhe Kryemadhit nga Fieri.

Kryeministri tha se deputetët e rinj nuk janë budallenj, por menduan për pagat dhe pensionin.

“Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension. Pse do të rrijë pas Luanit. Mirë që nuk kanë ide në parlament por kanë edhe Saliun dhe thanë po ikim. Keni parë ju që kandidati për kryeministër i Shqipërisë vjen me xhup me vezë në xhep dhe ai tjetri vjen edhe m’i hedh mua. Shumica këtu janë normalë jo si këta që po bëjnë revolucion aty jashtë. Pak e nga pak ata po treten rrugëve” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat