Basha konfirmon Xhelal Mziu: Kryebashkiak i fjalës së mbajtur, bashkojmë forcët kundër qeverisë

Shqipëria

Basha konfirmon Xhelal Mziu: Kryebashkiak i fjalës së mbajtur, bashkojmë forcët kundër qeverisë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:24
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Paskuqan ku u takua me banorët për ti ftuar në protestën e 16 masit më të madhen që ka për të njohur Tirana prej shembjes së komunizmit.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Xhelal Mziu zoti Basha u njoh nga afër me hallet e problemet e banorëve dhe varfërinë e thellë që i ka pllakosur nën këtë qeveri.

Kreu i PD, Lulzim Basha takoi dhe bizneset e zonës dhe qytetarët duke ecur për më shumë se 2km deri në Babrru. Në fjalën e tij, kreu i PD Lulzim Basha konfirmoi në një farë mënyre Xhelal Mziun për një tjetër mandat. Në fjalën e tij z. Basha tha –“ Herën e fundit këpucët u mbushën me pluhur dhe baltë por sot rrugët janë ndërtuar i pashë me sytë e mi, janë ndërtuar të gjithë rrugët lidhëse dhe këtu në këtë qendër historike në Babrru, ku për herë të parë në 30 vite po shikoni çfarë mund të bëj një pushtetar që e jep fjalën dhe e mban fjalën ju tha që do të ju ndërtoj rrugët dhe i ndërtoi.

Por ju miqtë e mi e dini edhe anën tjetër të kësaj medalje të pushtetarit që premton dhe nuk bën asgjë që premtoi 300 mijë vende pune dhe çoi 500 mijë refugjatë, premtoi shëndetësi falas dhe i shkatërroi spitalet, premtoi uljen e taksave dhe sot shumë njerez kanë mbyllur bizneset nga ata që kam takuar në zonën e Paskuqanit dhe të tjerë po bëhen gati për ti mbyllur për shkak të taksave të larta dhe çmimit të energjisë. Kreu i PD i ftoi të gjithë në sheshin e protestes ku kemi për t’i dhënë fund qeverisë së krimit në sheshin e lirisë me datën 16 mars”.

“Edhe njëherë dua të falendeoj një njeri që ka mbajtur fjalën para jush dhe para meje me punën e përditshme në këto javë muaj e vite që i besuat mandatin e bashkisë. Akoma ka shumë halle por jam i sigurt që kur ti bashkojmë forcat pushteti lokal me Xhelal Mziun dhe pushteti qendror me një qeveri që do ti përgjigjet halleve, ndryshimi pozitiv do të ndihet. Por duhet të fitojmë betejën më 16 mars”- u shpreh Basha.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat