Rama konfirmon Subashin në Fier: PD organizon protesta, plagoset një polic

Shqipëria

Rama konfirmon Subashin në Fier: PD organizon protesta, plagoset një polic

Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:36
Pamje nga takimi

Një efektiv i forcave të rendit u lëndua në kokë pasi u godit me gurë nga një prej protestuesve.

I gjakosur, ai u dërgua në spital ku mori edhe ndihmën mjekësore. Por për ish-deputetin Luan Baci, faji ishte i policisë.

Kur mbërriti Kryeministri situata ishte disi më e qetë, ndërsa Rama komentoi ngjarjen gjatë takimit në kuadër të ciklit “Bashkia që Duam”.

“100 Petritat e Saliut përfaqësojnë dëshpërimin e tij dhe çetës së tij që kanë mbetur fiks ku e kanë vendin, rrugëve.

Kryeministri foli edhe për deputetët e rinj nga listat e PD dhe LSI që kanë marrë mandatin dhe ata që pritet të futen në Parlament. Për opozitën që i quan si njerëz të Ramës, kishte një përgjigje.

“Pse unë i vura në lista? Unë ia mora dorën Monikës dhe i shkruajta? Unë mora Lulin për dorë, por nuk i mora dorën”, tha Rama.

Pavarësisht të gjithave, Rama tregoi se mendonte që opozita do të futej në zgjedhje dhe bëri një parashikim të rezultatit.

“Ata nuk fitojnë dot asnjë bashki që ne kemi dhe nuk mbajnë dot as gjysmën e atyre që kanë”, tha Rama.

Kryebashkiaku Subashi mori konfirmimin në garën për një tjetër mandat, ndërsa Rama foli për projektet e reja të qytetit.

“Në shesh kur të mblidhemi për të festuar fitoren e Armandos… Do fillojmë punën për pallatin e ri të sportit. Fieri meriton një stadium të ri”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat