Veliu viziton policin e lënduar gjatë protestës

Shqipëria

Veliu viziton policin e lënduar gjatë protestës

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:37
Foto

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së të lënduar paraditen e sotme në protestë në vendin e quajtur “ETC” Fier. Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore e punonjësit të Policisë është stabilizuar. Drejtor Veliu i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat