Ju shembën shtëpitë nga rrëshqitja e dherave, banorët e Mirditës ende pa dëmshpërblim

Shqipëria

Ju shembën shtëpitë nga rrëshqitja e dherave, banorët e Mirditës ende pa dëmshpërblim

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:41
Foto

Rrëshqitja e dheut në Bilnisht të Mirditës një vit më parë u bë shkak për shembjen e 16 banesave. Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë, banorët e këtij fshati nuk kanë marrë asnjë kompensim  për dëmet e shkaktuara. Sipas tyre, rrëshqitja e tokës ka ardhur nga punimet në Rrugën e Kombit.

Specialisti i Emergjencave Civile, Ndrek Mhillaj, si dhe Gjergj Prendi, Prefekt i Qarkut Lezhë, thonë se mosdhënia e dëmshpërblimeve lidhet me faktin se në atë fshat nuk mund të ndërtohet.

Nga përllogaritja bërë demet e shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës në Blinisht të Mirditës kapin vlerën e 36 milion lekëve të reja, fond ky që ende nuk dihet se kur do të lëvrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat