Dy orë në panik nga zjarri, digjen mbi 15 hektarë ullishte por shpëton Manastiri

Shqipëria

Dy orë në panik nga zjarri, digjen mbi 15 hektarë ullishte por shpëton Manastiri

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri i rënë rreth ores 14:30 të ditës së sotme ka djegur mbi 15 hektarë ullishte, drufrutorë dhe zonë pyjore në afërsi të Manastirit të Ardenicës në Kolonjë të Lushnjes.

Fillimisht zjarri është shfaqur në rrethinat e fshatit Rrethlibofshë të zonës së Fierit dhe më pas i ndihmuar nga era e fortë ka përfshirë kodrat e Ardenicës. Përveç dëmeve që shkaktoi në ullishte drufrutore dhe pyje zjarri ka rrezikuar seriozisht Manastirin e Ardenicës dhe një tjetër objekt privat në afërsi të tij.

Dy mjete zjarrfikëse të bashkisë Lushnje dhe një nga bashkia Divjakë nuk mund të vinin flaket  nën kontroll dhe është kërkuar ndihmë nga Fieri prej ku kanë ardhur dy mjete zjarrfikëse të specializuara të Albpetrolit.

Punonjës të shumtë zjarrfikës, banorë të zonës si dhe pesë mjete ja kanë dalë që pas rreth dy orësh të vënë në kontroll flakët e zjarrit për të mos kaluar në territorin e Manastirit dhe objekteve private.

Drejtori i Zjarrfikëses Lushnje, Fatmir Bozi, apeloi fermerët të tregojnë kujdes  me djegien e mbeturinave bujqësore pasi dalja jashtë kontrollit e zjarrit mund të shkaktojë katastrofa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat