Saranda në protestë. Socialisti sfidon Ramën: Eja flasim, po ta mbajti…

Shqipëria

Saranda në protestë. Socialisti sfidon Ramën: Eja flasim, po ta mbajti…

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:17
Foto

Qytetarët e Sarandës janë ngritur sot në protestë kundër qeverisë. Gjatë mesditës, qindra qytetarë kanë dalë në qendër të qytetit dhe kanë protestuar për më shumë punë, taksa të ulëta dhe kërkuan largimin e qeverisë.

Tubimi u organizua nga dega lokale e PD, por nuk munguan dhe mjaft qytetarë që shprehën revoltën e tyre. Si rrallë herë, protestës opozitare i janë bashkuar dhe socialistë të njohur të këtij qyteti.

Një ish-socialist që mori fjalën në takim sfidoi Edi Ramën duke i thënë: “Eja flasim”. “Unë e kam mbështetur i pari Edi Ramën dhe sot jam opozitari i parë kundër tij’, – tha qytetari. Ai i  kujtoi premtimet e pambajtura dhe vështirësitë me të cilat ndeshën banorët e qytetit bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat