Protestat e opozitës, Zekthi: Gjendja do të acarohet deri kur të dëgjohet….

Shqipëria

Protestat e opozitës, Zekthi: Gjendja do të acarohet deri kur të dëgjohet….

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:34
Fitim Zekthi

Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar sot  në studion e lajmeve të Fax News ku foli rreth situatës politike në vend.

I pyetur për keriteret e përzgjedhjes  së  kandidatëve në zgjedhjet e kaluara.  Analisti është shprehur se nuk u mendua mirë, pasi askujt nuk ia mori mendja se situata politike do të degradonte kështu.

“ Kjo duhet të ishte menduar mirë deri në detaje, pasi ata deputetë do të na përfaqësonin në parlament mirëpo kjo gjë nuk u mendua mirë nga kryedemokrati dhe pjesëtarët e tjerë, pasi nuk i shkonte askujt në mendje se situata politike do të degradonte deri në këtë gjendje. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të digjeshin mandatet e një opozite”- u shpreh Fitim Zekthi .

Gjatë bisedës gazetarja e ka pyetur analistin se cili është  skenari i opozitës në këto protesta. Ai është shprehur se  do të paralizimi i jetës parlamentare dhe politike pasi sipas tij protesta duhet të jetë një formë presioni që qeveria të regojë.

“Është paralizimi i jetës politike, paralizimi i jetës parlamentare, sepse qytetarët sot nuk kanë me çfarë të mbyllin muajin, protesta do të jetë një formë presioni që qeveria të reagojë. Pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të protestojnë”.

Më tej Zekthi ka shtuar se  protestat do të vijojnë  dhe gjendja do të acarohet deri sa të dëgjohet zëri i opozitës.

“Protestat do vijojnë, gjendja do të jetë më e acaruar,deri sa të dëgjohet zëri i opozitës. Gjendje e acaruar nuk ka të bëjë me aspektin e dhunës”.

I pyetur nëse protesta e 16 marsit do  të jetë e dhunshme. Anailsti Zekthi është shprehur se nuk do të ketë protesta të dhunshme, ku të ketë përleshje mes protestuesëve dhe policisë por, ai paralajmëroi se do ketë vetëm djegje apo prishje të gjërave që simbolizojnë qeverinë.

“Kur dalin në protestë njerëzit janë të zemëruar kan të drejtë ta shprehin atë mllef, qoftë me djegien e gomave, qoftë me thyerjene pemëve, qoftë me prishjen e kërpurdhave. Do  të ketë dhunë të kësaj natyre por jo dhunë fizike apo përplasje me  Policinë e Shtetit’– ka theksuar Zekthi.

Gazetarja e Fax News e ka pyetur analistin Zekthi se si parashikohet fundi krizës aktuale. Ai është shprehur se nëse nuk do të ndodhë përçarja brenda opozitës do të ketë sukses.

“Nëse opozita do jetë kompakte dhe e unifikuar dhe nëse do jenë të njëzënshme, opozita është afër suksesit në rast se nuk ka përçarje mes opozitës. Në rast se do të ketë përçarje brenda opozitës, atëherë Rama do fillojë të bashkëpunojë me opozitëne re duke e t duke e tëhequr zvarrë opzitën tjetër”-ka përfunduar Zekthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat