Detaje nga vrasja, vëllai 14-vjeçar vrau vëllanë me armë

Shqipëria

Detaje nga vrasja, vëllai 14-vjeçar vrau vëllanë me armë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Galush të Peqinit. Një djalë i ri 20 vjeç është vrarë me armë mbrëmjen e së shtunës. Nga burime policore, tvklan ka mësuar se ngjarja është aksidentale.

Të njëjtat burime thonë se viktima u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga vëllai i tij i vogël 14-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy vëllezërit po kullosnin bagëtitë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Hetuesit janë duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë krim.

Informacioni paraprak i Policisë së Peqinit:

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur  i cili  ende nuk ka mbushur moshën 14vjeç,  dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll.,  20 vjeç. Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

***

Një 21-vjeçar është vrarë në fshatin Galush të Peqinit.

Burime nga policia thanë se ka mbetur i vdekur i riu, Roland Lleshi.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë gjahu në mënyrë aksidentale nga vëllai i tij.

***

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Peqin.

Vrasja me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Galush në Peqin.

Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat