Ish-Presidenti: Ata që sulmuan protestuesit me gaz helmues do të përgjigjen

Shqipëria

Ish-Presidenti: Ata që sulmuan protestuesit me gaz helmues do të përgjigjen

Më: 10 mars 2019 Në ora: 06:08
Protesta

Lidhur me protestat e opozitës së bashkuar, ku nga policia përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve, ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Kjo Javë”  se ai reagim ndaj masës është një akt i rëndë i penal.

“Unë jam i bindur se do të vijë dita që ai akt do të hetohet. Unë kam qenë ministër i brendshëm në një moment delikat atë të pas zgjedhjeve të 2009. Të gjithë e mbajnë mend protestën që bënte opozita e asaj kohe, pushtet sot, para KQZ.

I kemi parasysh si deputetët i hidheshin sipër policisë. Atëherë është diskutuar gjatë dhe është marrë vendimi për tu mos u përdorur gazi lotsjellës.

Dhe u sulmua direkt policia e KQZ dhe u refuzua gazi lotsjellës që mund të kishte ndikim edhe te njerëz që nuk ishin pjesë e dhunës.

Më 16 shkurt, nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri. Policia ka një manual për shpërndarjen e protestave, ka forca të trajnuara, që nga elementët me ndikim emocional, te mbrojtja trupore makinat me ujë, izolimi i individëve që udhëheqin turmën. Dhe asnjë prej këtyre s’u respektua, po u shkua te neni i fundit. Te Parlamenti u dëmtuar njerëz që ishin në kafene”, u shpreh Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat