Opozita shqiptare proteston edhe në Greqi

Shqipëria

Opozita shqiptare proteston edhe në Greqi

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:58
Protestuesit në Greqi

Një grup prej rreth 30-40 emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, po protestojnë jashtë ambasadës shqiptare në Athinë, për të kërkuar largimin e asaj që quajnë qeveria e krimit dhe drogës.

Protestuesit janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe të LSI.

Protestuesit hedhin parulla kundër qeverise, dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.

Nen parullën “Rama ik”, anëtarët e opozitës në mërgim, kërkojnë largimi e Kryeministrit Rama.

Pavarësisht numrit të vogël të tyre, protestuesit po mbahen në distance prej forcave të policisë që ndodhen në zonë. /TCH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat