“Jemi kundër ndërtimit të TEC-it” Por a del dot “sipër” Ramës kryebashkiaku i Korçës?!

Shqipëria

“Jemi kundër ndërtimit të TEC-it” Por a del dot “sipër” Ramës kryebashkiaku i Korçës?!

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:51
Edi Rama

Prej kohësh qeveria ka planifikuar ndërtimin e një termocentrali në Korçë, një investim që kap një shifër të lartë prej 350 mln eurosh, por duket se kryetari socialist i qytetit është kundër ndërtimit të TEC-it.

Por a mund të dalë “sipër” Ramës kryebashkiaku Sotiraq Filo, apo gjasat janë se një 'lojë' politike e maxhorancës po kryhet me qëllim për të qetësuar opinionin publik, i cili në shumicë është pozicionuar kundër projektit?!

Përtej këtyre dy dyshimeve, këtë të dielë kryetari i Bashkisë së Korçës i është drejtuar me një letër Ministrit të Mjedisit dhe Ministres së Infrastrukturës e Energjisë, me kërkesë që të mos lejojnë TEC-in.

Në letrën e dërguar Klosit e Ballukut, kryebashkiaku shprehet se cënohet rëndë bujqësia dhe po ashtu dhe qyteti i Korçës, për shkak të afërsisë së TEC-it me zonën urbane.

“Kryetari i Bashkise Korce i ka derguar nje leter ministrit Klosi dhe ministres Balluku ku kerkon refuzimin e kerkeses se kompanise GPP per ndertimin e nje TEC me gaz ne afersi te qytetit te Korces.

Image

Ne keto kushte, ju kerkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili ne cdo rast nuk do te mund te realizohet dot ne kundershtim me vullnetin e Bashkise se Korces”,-shkruhet në letrën e Bashkisë Korçë, drejtuar dy ministrive të Ramës.

Image

Kujtojmë se për TEC-in në fjalë ka patur një sërë protestash të banorëve të Korçës dhe fshatrave përrreth qytetit, por po ashtu edhe nga ana e ambientalistëve të cilët janë të gjykimit se termocentrali do të dëmtonte rëndë mjedisin dhe ambientin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat