“Shqiperiaqeduam.al”, 22 111 ankesa të zgjidhura për qytetarët

Shqipëria

“Shqiperiaqeduam.al”, 22 111 ankesa të zgjidhura për qytetarët

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Platforma e bashkëqeverisjes “Shqiperiaqeduam.al” ka regjistruar në nivel qendror 31 303 ankesa në total, prej të cilave kanë gjetur zgjidhje 22 111 çështje.

Në nivel lokal janë regjistruar 5 508 ankesa, teksa janë zgjidhur 2 562.

Sa i takon rubrikës “Pyetja ime, jam studentë” janë 1 226 përgjigje të kthyera. Lidhur me vizitorët në faqe rezulton se janë 89 078 log-in në faqe, 15 426 regjistrime të reja. Ndërkohë që janë 13 raste të spikatura të zgjidhura, 3 lidhen me Ministrinë e Drejtësisë, 5 me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. 1 rast lidhet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 2 raste lidhen me Ministrin e Brendshme dhe një rast me Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, teksa është zgjidhur dhe një rast që prek bashkinë e Tiranës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat