Basha: U larguam nga Kuvendi për të qenë në krah të qytetarëve

Shqipëria

Basha: U larguam nga Kuvendi për të qenë në krah të qytetarëve

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:35
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar të dielën në mbrëmje protestë së banorët e “Unazës së Re”.

Kreu i PD, Basha tha se protestat janë një vendim, e kjo protestë e ka marrë vendimin e saj, kur 107 ditë më parë i thanë jo një projekti mafioz të Edi Ramës.

“Projekti i “Unazës së Re” është një skandal ndërkombëtar që tregoi se rrënjët e pushtetit të Ramës janë të krimit dhe paratë e pista. Kjo do kishte kaluar pa asnjë zhurmë, në rast se banorët e “Unazës së Re” do të dorëzonin në errësirë shtëpitë e tyre, vatrat e tyre, dinjitetin e tyre. Por ju e ndaluat këtë, pasi këtu vendimet si mori ligji, kushtetuta, por i mori mafia”, – u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD dhe Partia Demokratike ka vendosur të jetë në krah të popullit dhe jo krimit.

“Ne jemi larguar nga Kuvendi i krimit për të qenë në krah të qytetarëve shqiptarë. Çdo vendimmarrje nuk duhet të jetë në duar te bandës kriminale, por të popullit, pasi populli duhet të vendosë. Ju duhet të vendosin për të ardhmen tuaj, për Parlamentin dhe qeverinë që meritoni. Ju duhet të vendosni se si duhet të shfrytëzohen burimet, të mirat dhe taksat e vjela nga ky vend”, tha Basha. “Jemi në emergjencë kombëtare dhe nuk shkohet në Europë me zgjedhje të diktuara nga krimi dhe nuk shkohet në Europë me një shtet që duke goditur ligjin e kushtetutën privon fëmijët nga e ardhmja, dënon qytetarin dhe mbështet krimin”, – shtoi Basha. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat