Tre ditë pa drita, zonat e Tiranës që do mbeten pa energji

Shqipëria

Tre ditë pa drita, zonat e Tiranës që do mbeten pa energji

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Për tre ditë disa zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike. 

Sipas OSHEE, për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Në 11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Në 12 mars, pa energji do të mbetet zona pranë Sanatoriumit, ndërsa në 13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat