Aksident i rëndë, vdesin burrë e grua

Shqipëria

Aksident i rëndë, vdesin burrë e grua

Më: 11 mars 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në aksin Dibër-Maqellarë. Viktimat janë Gentjan e Klodiana Karazajmi 34-vjeç dhe 27-vjeçe. 

Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë tip ‘Benz’. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç dhe gruan e tij 27-vjeçe, që humbën jetën në vend.

Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë i gruas është gjetur disa metra larg vendit të aksidentit, ndërsa motori është coptuar duke u ndarë në dyshë nga përplasja e fortë me makinën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit me inicialet A.B. që përplasi motorin është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat