Pas Nju Jorkut, protesta 'Rama ik!' në mes të Athinës

Shqipëria

Pas Nju Jorkut, protesta 'Rama ik!' në mes të Athinës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:53
Pamje nga protesta

Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, emigrantët shqiptarë në Greqi, protestuan dje para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kjo protestë ka pasuar atë të emigrantëve shqiptarë në Nju jork disa javë më parë, më 23 shkurt 2019, që u mblodhën përpara ambasadës shqiptare për të mbështetur familjet e tyre në Shqipëri dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat