6 deputetë të rinj marrin sot mandatet

Shqipëria

6 deputetë të rinj marrin sot mandatet

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:07
Foto

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të hënë pritet të bëjë zëvëndësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI.

Në rendin e ditës të mbledhjes KQZ ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.

Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendet e dy demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat