“I don’t care”! Shikoni çfarë i bën makinës 60-vjeçarja matjane

Shqipëria

“I don’t care”! Shikoni çfarë i bën makinës 60-vjeçarja matjane

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.

Është e rrallë që të gjesh një grua në Shqipëri në moshën 60-vjeçare që t'i japë makinës mjaft mirë dhe pa frikë si Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat. 

Ajo thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh me fuoristradën për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.

Fidanja tregon se sebep për makinën u bë vëllai që ia solli, ndërsa më pas shkoi në kurs tre muaj për të marrë patentën. Nëna e shtatë fëmijëve e ka mbyllur tregimin e historisë së saj mjaft interesante me një batutë me gazetaren Anjeza Maja në rubrikën “Njerëz të padukshëm”. 'Jam plakë e vjetër, jam 60-vjeçe, por të kisha qenë e re, nuk do ta kisha liruar vendin e punës, 'i don't care'' thotë Fidane Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat