Dhuna në Stadiume, Rama: 3 vite burg për dhunuesit

Shqipëria

Dhuna në Stadiume, Rama: 3 vite burg për dhunuesit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:25
Edi Rama

Dhuna në fushën e futbollit ka çuar në një bojkot total të kampionatit shqiptar në të gjitha kategoritë, deri në rikthimin e sigurisë në stadiume.

Në ambientet e kryeministrisë, aktualisht po zhvillohet një takim mes qeverisë dhe FSHF për zgjidhje të kësaj situate.

Masa të rrepta ka paralajmëruar kryeministri Rama, duke kërcënuar se do të kërkojë ndryshim në Kodin Penal, për ndëshkime deri në 3 vite burg për ata që prekin vijat e bardha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat