"Luftë" informaliteti në futboll, Rama: Jo më lojtarë që paguhen 100 mijë euro dhe deklarohen si fason

Shqipëria

"Luftë" informaliteti në futboll, Rama: Jo më lojtarë që paguhen 100 mijë euro dhe deklarohen si fason

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:24
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar "luftë" informalitetit në futboll. Gjatë një takimi me Federatën Shqiptare të Futbollit, Rama tha se nuk duhet të ketë më lojtarë që paguhen nga 100 mijë euro dhe deklarohen sikur marrin 300 mijë lekë.

Rama: Nuk kemi si të kërkojmë futboll modern dhe të kërkojmë që futbolli kombëtar të jetë burimi i shëndetshëm i ushqimit për ekipin kombëtar me klube që i deklarojnë rrogat e lojtarëve sikur janë fason. Njësoj! Me minimumin 300 mijë lekë për të mos paguar asnjë taksë. Lojtarë që paguhen nga 100 mijë euro figurojnë me 300 mijë lekë. Ky teatër nuk mund të vazhdojë më. Edhe kjo hyn brenda kornizës së një gjendje që duhet të ndryshojë. Natyrisht unë e kuptoj mirë PSE-në e kësaj.

Për këtë kreu i qeverisë propozoi që të hiqet tatimi mbi fitimin për një periudhë kohë, por me një kusht.

Rama: Atëherë le ta diskutojmë, le ta zerojmë për një periudhë kohë tatim fitimin mbi të ardhurat për klubet me kushtin që të deklarohen të vërtetat mbi të ardhurat e futbollistëve dhe klubet dhe futbollistët mos paguajnë tatim fitim për një periudhë kohe. Këta ta përcaktojmë për një periudhë kohe.  Heqja e tatimit mbi fitimit mbase është një nga mënyrat për të formalizuar aktivitetin financiar të klubeve me marrëveshje që kush kapet pastaj paguan shumëfish për mashtrim.

Ne nuk kemi dashur të hyjmë në llogaritë e klubeve sepse nuk kemi dashur të mbyllim futbollin. Asnjë klub nuk është në lartësinë e kërkesës së ligjit dhe mirëkuptoj faktin që në kushtet e sotme ata që paguajnë për futbollin janë të pa interesuar për të qenë formal dhe për të pasur një marrëdhënie normale me ligjin, sepse janë dhe s'janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat