Ministri Lleshi: Rikthimi i policisë ka kosto financiare, tifozët duhet të identifikohen në hyrje të stadiumit

Shqipëria

Ministri Lleshi: Rikthimi i policisë ka kosto financiare, tifozët duhet të identifikohen në hyrje të stadiumit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:26
Skender Lleshi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, foli në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë. Ai ka pranuar se do të ketë diskutim për rikthimin e policisë në stadium. Sipas Lleshit rikthimi i policisë ka një faturë dhe duhet paguar si dhe duhet që tifozët të identifikohen, pasi nuk do të ketë shumë punë.

“Ne kemi policinë më të vogël në rajon dhe kemi shumë pak policë dhe shumë probleme. Duhet të ketë faturë që duhet paguar dhe nëse ka kompetenca, ka vështirë të përballojë volumin e sportit në vend dhe na duhen 700 policë për këtë çështje, ka orë shtesë dhe kapacitet shtesë.

Duhet të ndërhyjmë edhe në organizimin pasi janë shumë çështje. Ne kemi turma në stadium dhe jo individë. Duam tifozë të identifikuar në stadiume pasi nuk do shumë punë”, u shpreh Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat