Foto e dhimbshme: 12 vjeçari shqiptar tenton ta ndalojë veturën e policisë, brenda saj gjendet babai i tij

Shqipëria

Foto e dhimbshme: 12 vjeçari shqiptar tenton ta ndalojë veturën e policisë, brenda saj gjendet babai i tij

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:30
12 vjeçar ka tentuar të ndalojë makinën e policisë teksa babai i tij gjendet brenda saj.

Situata e tensionuar në Tiranë, ku disa familje po nxirren me forcë nga banesat e tyre, ka dërguar në një moment të dhimbshëm.

Disa persona janë arrestuar pasi që nuk po pranonin të nxirreshin nga banesat e tyre, derisa një 12 vjeçar ka tentuar të ndalojë makinën e policisë teksa babai i tij gjendet brenda saj.

Edhe pse përmbarimi u përpoq që të futej me forcë në banesë, familjarët vijojnë të bëjnë rezistencë duke mos e lejuar një gjë të tillë.

Disa prej familjarëve janë ngujuar brenda në banesë, ndërsa pjesa tjetër po vijon rezistencën jashtë saj.

Image

Ndryshe, familjarët akuzojnë një person se ka arritur të fitojë tokën ku ata jetojnë përmes një një vendimi të falsifikuar sipas tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat