Basha nga Korça: Pakt Kombëtar ku qeveria të ketë frikë qytetarët

Shqipëria

Basha nga Korça: Pakt Kombëtar ku qeveria të ketë frikë qytetarët

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:08
Lulzim Basha

Nga Korça kreu i PD, Lulzim Basha foli për një pakt kombëtar, ku qeveria të ketë frikë qytetarët. Duke ftuar të gjithë të pranishmit t'i bashkohën protestës së opozitës në 16 mars, Basha tha se ata duhet të vendosin vetë për jetën e tyre.

Basha: Ditën e shtunë në orën 11:00 ju ftoj masivisht ta tregoni vendosmërinë tuaj me pjesëmarrje me protestën kombëtare të datës 16 mars. Fundi i qeverisë së hajdutëve është i sigurtë. Unë ju jap fjalën se kjo betejë nuk do të mbarojë vetëm me largimin e Ramës. Por me shembjen e kësaj qeverie që bën pakt me krimin dhe oligarkinë dhe pastaj i hip mbi shpinë qytetarëve. Unë ju ftoj që të bëheni pjesë e një konsultimi për një pakt kombëtar, në të cilin Shqipëria të ketë një qeveri që ka frikë qytetarët dhe jo qytetarë që kanë frikë qeverinë. Ju duhet të vendosni për veten tuaj, fëmijët tuaj, për qytetin tuaj dhe shëndetin tuaj. Sot vendos mafia. Mafia me firmën e Edi Ramës ka firmosur për TEC-in në Korçë. Qindra milion ton dioksid karboni për mushkëritë e korçarëve. Ja sa shumë ju do Edi Rama ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat