KQZ i emëron zëvendësuesin Lulzim Bashës në Kuvend

Shqipëria

KQZ i emëron zëvendësuesin Lulzim Bashës në Kuvend

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:11
Lulzim Basha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit edhe pesë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së, duke e çuar në 9 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare.

Kështu Majlinda Halilaj zëvendësoi Lulzim Bashën. 

Kjo pas propozimit nga Denar Biba i cili kërkoi që zëvendësimet të bëheshin nga numri 1 i listës. Pasi u hodh në votim KQZ miratoi me 4 vota praktikën. Kundër këtij propozimi votoi vetëm Zguri.

Nga qarku i Beratit, Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Velisë të PD-së

Nga qarku i Lezhës Elda Hoti mori mandatin e lënë nga Viktor Tushaj të LSI-së. 

Në Durrës mandatin e Nora Malaj e mori Edlira Hyseni.

Në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha.

KQZ shtyu për nesër dhënien e mandatit për Ligorak Karamelon i cili do zëvendësonte Klevis Balliun në Korçë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat