Bypass-i i Fierit, punime intensive për ndërtimin e urës së Hoxharës

Shqipëria

Bypass-i i Fierit, punime intensive për ndërtimin e urës së Hoxharës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:31
Pamje nga takimi

Vijojnë punimet intensive për ndërtimin e urës së Hoxharës, një ndër pjesët më të rëndësishme të bypass-it të Fierit.

Sipas ARRSH-së, puna po ecën me ritmet e parashikuara, duke synuar hapjen e rrugës për sezonin turistik.

Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milionë euro, financuar nga BERZH dhe BEI, bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.

Sezonin e ardhshëm turistik pritet që traseja e bypass-it të jetë e hapur. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat