“Fotoja e këtij fëmije ka për të përjetë damkë turpi për Edi Ramën”

Shqipëria

“Fotoja e këtij fëmije ka për të përjetë damkë turpi për Edi Ramën”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-deputeti Petrit Vasili shkruan për ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, aty ku përmbarimi dhe policia tentuan të largojnë nga shtëpia banorët e një vile 2 katëshe.

Sipas Vasilit policia u soll si gangsterë dhe kriminelë me banorët tek zona e "Petro Ninit" në Tiranë.

Ai shprehet se halli i vëtëm i Ramës është karrigia e tij.

Reagimi i plotë:

Çfarë kryeministër trushkulur!!

Policia u soll si gangsterë dhe kriminelë me banoret te "Petro Nini", kurse kryeministri thotë: fajin e ka kazani.

Sigurisht kur dhunohen edhe fëmijët këtij nuk ka si te dhembe, sepse ky vetëm hallin e karriges se tij te pëgërë ka.

Por foto e ketij femije ka per te mbetur perjete per Edi Ramen nje damke turpi, qe s'do ta heqe tere jeten, meqenese eshte edhe.... edhe prind....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat