“Qesharake! Kryepolici i Tiranës u shkarkua 3 ditë më parë, Rama bën të pafajshmin”

Shqipëria

“Qesharake! Kryepolici i Tiranës u shkarkua 3 ditë më parë, Rama bën të pafajshmin”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:51
Ervin Salianji

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji e ka konsideruar qesharak vendimin për të bërë publik kërtë të hënë shkarkimin e kryepolicit të Tiranës Skënderaj, pak orë pas përplasjes së policisë më banorët e shtëpisë që u tentua të prishej nga IKMT në kryeqytet.

Përme një postimi në rrjetin social, Salianji shkruan se kjo ishte një tentativë e dështuar e Ramës dhe Ministrit të Brendshëm për ta paraqitur këtë të hënë shkarkimin e drejtorit të policisë, kur në fakt ajo ka ndodhur që javën e kaluar.

Postimi i Ervin Salianjit:

Lleshaj si Ponc Pilati!

Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!

Policia u përplas 6 orë më gra dhe fëmijë të pambrojtur në hall, me urdhër të Sandër Lleshajt, me dijëninë dhe me miratimin e tij dhe të kryeministrit. Tani është shumë vonë që të shfaqet i pafajshëm dhe të lajë duart si Ponc Pilati.

Presioni i opinionit publik po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë. Policët e dinë se Drejtori i Tiranës është larguar tre ditë më parë nga detyra.

Rama dhe Lleshaj e kanë vulosur fatin e çdo polici në këtë shtet. Ata po i përdorin në mënyrë të paligjshme prej tyre dhe, në momentin kur prishin punë, do i flakin si limona të shtrydhur. Këtë ka bërë Rama me paraardhësit e tyre, këtë ka bërë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Të gjithë të përdorur për pushtetin personal të Ramës!

Në 16 Mars të gjithë në këmbë për Shqipërinë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat