“BE do ndërmjetësojë marrëveshjen Rama-Basha”

Shqipëria

“BE do ndërmjetësojë marrëveshjen Rama-Basha”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:27
Lulizim Basha dhe Edi Rama

“Është e pamundur sepse para protestës së opozitës dhe para djegies së mandateve kishte një skepticizëm të vendeve anëtare. Është shumë e vështirë për t’i bindur vendet anëtare se Shqipëria i ka përmbushur standardet. Kur ka një kreshendo të protestave. Djegia e mandateve mund të kthehet në precedent për vendet e BE, prandaj duhet një zgjidhje patjetër”, tha ajo për çështjen e anëtarësimit. Gazetarja e njohur theksoi se në BE është e detyruar për një ndërmjetësim mes dy liderëve në vend. “Po janë të detyruar. Siç e bënë tek Krokodili. Nuk i intereson asnjërit që të ketë kaq tension në një vend në Ballkan”, u shpreh ajo.

Erisa Zykaj tha se Shqipëria është përfaqësuar me zëvendësministrin e jashtëm Sokol Dedja në institucionet më të larta në BE, ndërkohë vendet të tjera të Ballkanit janë përfaqësuar në nivele shumë të larta siç janë ministri i jashtëm e zëvendëskryeministri.

“Më habiti përfaqësimi i Shqipërisë në konferencën përmbyllëse në Rumani, mes BE-së dhe vendeve kandidate për në BE. Shqipëria u përfaqësua nga një zv. Minister. Maqedonia në rol zv. kryeministri, ndërsa Shqipëria me zv.ministër në BE. A e ka marrë seriozisht Shqipëria anëtarësimin? Qeveria shqiptare do vazhdojë të goditet nga BE dhe shumë vende janë skeptike për hyrjen e Shqipërisë në BE. Franca, Gjermania,  Holanda, skeptike për anëtarësimin”- tha Zykaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat