Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 12 mars 2019 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit në Shqipëri.

Reshjet  me intensitet deri të lartë priten në qarkun e Shkodrës kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike do të ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan e Vlorë.

Në orët e para të mëngjesit në zonën e Alpeve dhe Verilindje reshje të dendura dëbore. Duke nisur nga orët e mesditës reshjet e dëborës shtrihen në relievet malore në Lindje të vendit në lartësitë mbi 600-800 metër.

Pas mesdite reshjet e shiut dhe të dëborës  ndërpriten në pjesën veriperëndimore e qendrore të vendit për të mbetur vetëm në pjesën jugore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë e  vrullshme 2-15 m/sek nga kuadrati i veriut. Në qarkun e Shkodrës (Pukë, Mirditë) dhe në qarkun e Lezhës (Shëngjin) era do të jetë në formë stuhi ere 5-30m/sek, përcjell ATSH.

Temperaturat do të sillen nga 0-6 minimalet, ndërsa vlerat maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 15 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat