Protestuan kundër Ramës, Gjykata liron të arrestuarit

Shqipëria

Protestuan kundër Ramës, Gjykata liron të arrestuarit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:07
Foto

Gjykata e Fierit ka liruar katër të arrestuarit për protestën e së shtunës, në të cilën u shënuan përplasje mes policisë e banorëve që kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjykata e Fierit dha masën ”detyrim paraqitje” për Behar Xhelon, Besnik Jaupajn, Gëzim Ballën si edhe Hysen Hoxhën, të cilët u arrestuan nga policia me akuzën ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Lidhur me protestën u proceduan penalisht në gjendje të lirë 41 protestues. Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa sigurie. Gjykata e Fierit u rrethua me kordon policie, ndërsa kreu i PD në këtë qytet Luan Baçi akuzoi ata se nuk po e lejonin të futej në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat